“The Sun” ka shkruar së fundmi për shpenzimet që bëhen për kthimin mbrapsht me avionë të emigrantëve të jashtëligjshëm në Britani. Media britanike shkruan se e gjithë kjo i ka kushtuar deri më tani taksapaguesve britakinë 2.1 milionë paund.
“Me avionë privatë gjysmë bosh të paguar nga taksapaguesit janë duke u depërtuar emigrantët ilegalë dhe të huajt që kanë shkelur ligjin.
35 avionë të angazhuar nga Home Office fluturuan për të kthyer në vendet e tyre rreth 1500 persona nga Pakistani, Xhamaika, Nigeria dhe Gana. Në një avion drejt Pakistanit ishin 29 të depërtuar dhe 62 persona nga stafi dhe 177 vende bosh.
Në një udhëtim drejt Xhamaikës, u panë 42 persona që do të ktheheshin mbrapsht dhe një staf prej 138 personash.
Kurse, në një udhëtim drejt Shqipërisë, për të kthyer mbrapsht 36 persona, u mor një avion me 111 vende.”, shkruan “The Sun”.
Më tej shkruhet se John O’Connell, Kryeshefi Ekzekutiv i Aleancës së Taksapaguesve tha: “Tatimpaguesit do të hutohen me koston e këtyre deportimeve. Nuk duket e arsyeshme që qeveria të paguajë më shumë para për të huajt që të udhëtojnë në shtëpi me avionë privatë kur fluturimet komerciale janë në dispozicion për shumë nga këto udhëtime. (J.V/Faxweb)