Të paktën 304 persona janë vrarë pas tërmetit me magnitudë 7.2 që goditi Haitin të shtunën, vetëm disa ditë para se një stuhi tropikale të pritet të hyjë në tokë.
Tërmeti i madh goditi pesë milje nga qyteti Petit Trou de Nippes, rreth 7.5 milje në perëndim të kryeqytetit të Haitit Port-au-Prince, dhe u ndje në të gjithë Karaibet, ku njerëzit iknin nga shtëpitë e tyre nga frika se ndërtesat mund të shemben.
Tërmeti me magnitudë 7.2 ishte më i fortë dhe më afër sipërfaqes sesa tërmeti me magnitudë 7.1 që dëmtoi pjesën më të madhe të kryeqytetit në 2010 dhe vrau rreth 300,000 njerëz.
Brenda disa orësh, Shërbimi Gjeologjik Amerikan (USGS) vlerësoi “mijëra viktima” dhe “dhjetëra mijëra të plagosur në komunitetet e varfra malore”.
Jerry Chandler, drejtori i mbrojtjes civile në Haiti, i tha Associated Press se numri zyrtar i vdekjeve deri në orën 19:00 (ET) ishte 304 dhe se ekipet do të dërgohen në zonë për misione kërkimi dhe shpëtimi.
Qendra Kombëtare Amerikane e Uraganëve ka parashikuar që Stuhia Tropikale Grace do të arrijë në Haiti mbrëmjen e së hënës vonë ose të martën herët në mëngjes.
Kryeministri Ariel Henry tha se ai ishte duke mobilizuar të gjitha burimet qeveritare në dispozicion për të ndihmuar viktimat në zonat e prekura dhe shpalli gjendje të jashtëzakonshme një mujore për të gjithë vendin.