Një ngjarje e tragjike ka ndodhur në aksin rrugor Torovicë-Malecaj në afërsi të Lezhës. Rënia e një masivi shkëmbor ka zënë poshtë një automjet tip fuoristradë që po kalonte aty dhe për pasojë tre persona kanë humbur jetën.
Policia e ka konfirmuar tashme se jane 3 viktima në mjetin Fuoristrade qe u zu poshte nga një masiv i madh shkembor në Torovicë. Nuk dihet ende identiteti i tyre, por thuhet se jane dy meshkuj dhe nje femer. Demtimi ka qene i madh dhe ata kane nderruar jete ne vend.
Reshjet e shiut të rëna gjatë paradites mesa duket kanë shkaktuar kanë rënien e gurëve në këtë pjesë të rrezikshme të Torovicës së Lezhës, por shkaqet e kësaj ngjarje tragjike do t’I përcaktojë grupi hetimor. (B.H/Shuplaka)