19:01 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Thellohet skandali i Elbasanit, dy nëndrejtorët e Policisë ia mbathën me vrap kur ndodhi vrasja e Xhuvanit. Bashkë me ta dhe Kel Çami, SHÇBA nis hetimet (Zbardhet dëshmitë e banorëve)

14:46 | 23/04/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ulërima dhe njerëz që largohen të tmerruar, pamje nga momenti i vrasjes të Pjerin Xhuvani (VIDEO)

Dy zv. drejtorët e policisë së Elbasanit dhe 8 policë të forcës së posaçme “Shqiponja”, që ndodheshin në momentin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit, po verifikohen nga kolegët e tyre të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.

Hetimi nga SHÇBA, ka nisur ditën e sotme dhe ka shumë gjasa që të përfundojë me marrjen e masave administrative ndaj punonjësve të policisë.

Verifikimet e 10 policëve janë duke u kryer në bashkëpunim me prokurorinë e Elbasanit. Burime pranë policisë së Elbasanit thanë për “Ora News” se po hetohen veprimet që kanë kryer 10 efektivë policie, përfshirë dy nën drejtorët e policisë së Qarkut Elbasan, ai i forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe nën drejtorit të Qarkut Elbasan.

Ditën e sotme SHÇBA, ka sekuestruar rregullore dhe ka kërkuar planin e ndërhyrjes së trupës prej 10 policësh në lagjen “5 Maji” në Elbasan.

Njëherësh oficerët kanë kërkuar bisedat e policëve të realizuara në RADIO dhe telefonat e tyre për këtë ngjarje.

Sipas burimeve, SHÇBA-ja ka siguruar dëshmi nga banorë të zonës se policia, nuk ka ndërhyrë në asnjë moment edhe pse ka qenë në vendngjarje kur ka ndodhur përplasja me armë.

Banorë të lagjes kanë treguar se dy nën/drejtorët dhe 8 policët që ndodhen në vendin e ngjarjes, janë larguar me vrap, duke mos kryer asnjë veprim qoftë për të parandaluar ngjarjen, por qoftë për të kryer veprime për arrestimin e personave që u përfshinë në përqasjen me armë.

Thënien e banorëve përputhen me pamjet filmike të sekuestruara nga prokuroria. Asnjë nga efektivët e policisë që ndodhej prezent në vendngjarje nuk ka qëlluar me armë, por janë larguar menjëherë pas të shtënave.

Të paaftë për të reaguar kanë qenë dhe dy zv. drejtuesit e lartë të policisë Elbasan, Albert Nushi dhe Niko Palla, të cilët janë larguar me vrap. Pamjet filmike të sekuestruara në vendngjarje, tregojnë se së bashku me efektivët e policisë, është larguar me vrap dhe Klemend Xhaferi ose “Kel Çami”, i cili deri në këto momente rezulton i shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit.

SHÇBA, po verifikon edhe punonjësit e sallës operative të Drejtorisë së Elbasanit, të cilët 1 orë para krimit kanë marrë telefonata nga qytetarët për prezencën e eskortës së tre furgonëve të PD-së dhe konstatimit të personave të armatosur.

Etiketa: pjerin xhuvanishcbaVRASJA NE ELBASANxhuvani
Pas

Juventinët “ëndërrojnë” sërish, pista Pogba, tashmë në dorën e Ronaldos

Para

Artikull i gazetës zvicerane për Shqipërinë: Gjatë 8 viteve qeverisje, është zhdukur shpresa për reforma

Para
Artikull i gazetës zvicerane për Shqipërinë: Gjatë 8 viteve qeverisje, është zhdukur shpresa për reforma

Artikull i gazetës zvicerane për Shqipërinë: Gjatë 8 viteve qeverisje, është zhdukur shpresa për reforma

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump: Putini më telefonoi për të më ndihmuar me Iranin

Armëpushimi Izrael–Iran sjell rënie në çmimet e naftës globale

BE: Të zbatohet armëpushimi/ Perëndimi i kërkon Izraelit dhe Iranit të vetëpërmbahen

Grossi: Bashkëpunimi me Iranin, thelbësor për një zgjidhje diplomatike mbi programin bërthamor

Mandati nuk do të zgjatet, siguron Kurti, opozita po e zvarrit procesin

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD/ Nuk përsëriten zgjedhjet në Shkodër

Kryeministri britanik: Koha për zgjidhje të qëndrueshme në Lindjen e Mesme

Qeramika e Picasso-s shitet mbi pritshmëritë në ankandin e Gjenevës

Apeli prish vendimin për vrasjen e Martin Çeços/ Çështja rikthehet për rigjykim në Korçë

Shtatë vatra zjarri në 24 orë/ Dy ende aktive në Vlorë dhe Kukës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.