Ashtu siç edhe dje ”Fax News” raportoi, karburantet e kompanisë Gulf në vendin tonë kanë vendosur shiritin. Nga ana e vetë kompanisë deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim, ndërsa burime të ‘’Fax News” bëjnë me dije se është shpallur falimenti.
Nga ana tjetër punëtorët e kësaj kompanie shprehen se nuk kanë marrë rrogat e këtij muaji, ndërsa prej janarit nuk u janë paguar sigurimet shoqërore.
Askush nuk i ka lajmëruar ata në lidhje me atë që do të ndodhte me kompaninë dhe as me vendet e tyre të punës. Nuk dihet ende nëse pikat që janë të vendosura në të gjithë vendin do të blihen nga kompani të tjera në fushën e karburantëve.
Një dëm shumë i madh u është shkaktuar edhe qytetarëve dhe bizneseve të cilët kishin blerë tollona në këtë kompani, të cilave u janë djegur, pasi karburant nuk kishte më.
Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në disa pika të kësaj kompanie është vënë re një rradhë e madhe qytetarësh, madje dhe me bidona plastikë, të cilët kërkonin që të merrnin mbrapsht sasinë e karburantit për të cilën kishin paguar paraprakisht.
(E.K/Faxweb.al)
https://www.youtube.com/watch?v=3V7FIu_ByqM
Discussion about this post