16:14 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Thellohet zënka diplomatike mes Britanisë dhe Iranit, pas akuzës ndaj 3 iranianëve

17:53 | 19/05/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Thellohet zënka diplomatike mes Britanisë dhe Iranit, pas akuzës ndaj 3 iranianëve

Tensionet mes Britanisë Madhe dhe Iranit mund të rriten pasi këto dy shtete i thirrën në takime protestuese diplomatët e njëri-tjetrit të hënën, për shkak të një aktakuze ndaj tre iranianëve nën dyshimin se kishin ndihmuar një agjenci të huaj spiunazhi për të kryer veprimtari në tokën britanike.

Tre burra, që të gjithë banorë të Londrës, u arrestuan më 3 maj dhe ndaj tyre u ngrit aktakuzë më 17 maj.

Mediat iraniane raportuan të hënën se i ngarkuari me punë i Britanisë së Madhe në Teheran u thirr për të dhënë shpjegime mbi arrestimet dhe “akuzat e pabaza” ndaj republikës islamike.

Disa orë më vonë, Britania njoftoi se e thirri ambasadorin iranian në Londër në takim “pas aktakuzës ndaj tre shtetasve iranianë nën Aktin për Sigurinë Kombëtare”.

Autoritetet britanike ngritën aktakuzë në fundjavë kundër Mostafa Sepahvand, 39 vjeç, Farhad Javadi Manesh, 44 vjeç, dhe Shapoor Qalehali Khani Noori, 55 vjeç, për “veprime me gjasë për ta ndihmuar një shërbim të huaj të inteligjencës” midis 14 gushtit 2024 dhe 16 shkurtit 2025.

Policia tha se shërbimi i huaj i inteligjencës në fjalë ishte ai i Iranit.

Gjatë paraqitjes së tyre fillestare në gjykatë, prokurorët pretenduan se tre burrat kishin në shënjestër gazetarë me bazë në Britani të lidhur me Iran International, një transmetues kritik ndaj Qeverisë iraniane.

Akuzat erdhën pas arrestimit nga policia të tetë burrave – përfshirë shtatë iranianë – në fillim të majit në dy operacione të ndara.

Më vonë më 17 maj, në një komunikatë tjetër, policia tha se katër burra të tjerë të arrestuar si pjesë e këtij operacioni ishin liruar nga paraburgimi, por hetimi mbetet i hapur. I dyshuari i tetë u lirua më 15 maj pa u përballur me akuza.

Marrëdhëniet mes Teheranit dhe Londrës janë përkeqësuar muajt e fundit, pasi një çift britanik që kishte udhëtuar në Iran u akuzua për spiunazh në shkurt.

Çifti, Craig dhe Lindsay Foreman, thuhet se ishte se po udhëtonte me motoçikletë rreth botës kur u arrestua në Iran.

Mediat britanike raportojnë se ata kishin hyrë në Iran më 30 dhjetor përmes Armenisë dhe kishin planifikuar të largoheshin nga vendi përmes kufirit me Pakistanin pas pesë ditësh. Ata kishin qëndruar në Tabriz, Teheran dhe Isfahan, por nuk kishin bërë regjistrimin në hotelin e tyre në Kerman.

Qeveria britanike, e cila aktualisht këshillon qytetarët e saj të mos udhëtojnë në Iran për shkak të “rrezikut të konsiderueshëm” për arrestim, marrje në pyetje ose ndalim, ka shprehur “shqetësim të thellë” për akuzat dhe thotë se po punon aktivisht për kthimin e çiftit.

Irani akuzohet nga grupet për të drejtat e njeriut se merret me “diplomaci pengjesh”, pra arreston shtetas të huaj dhe me nënshtetësi të dyfishtë për të ushtruar trysni në marrëdhëniet me Perëndimin.

Pas

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon del në shitje me çmimin fillestar prej 250,000$

Para

Humbi mandatin për më pak se 100 vota, Gjylameti kërkon pamjet filmike nga KQZ

Para
Humbi mandatin për më pak se 100 vota, Gjylameti kërkon pamjet filmike nga KQZ

Humbi mandatin për më pak se 100 vota, Gjylameti kërkon pamjet filmike nga KQZ

 



Të Fundit

Sulm me armë gjatë eventit kishtar në Meksikë, shtatë të rinj të vrarë

KMDLNJ dënon ashpër kërcënimin me jetë ndaj presidentes Osmani: Policia të veprojë me urgjencë!

I kishte shpëtuar operacionit ‘Besa’ në Milano, arrestohet i fshehur në Bolzano 37-vjeçari shqiptar! Ishte i dënuar me 7,4 vite burg për trafik droge, pjesë ‘kyçe’ e grupit mafioz

Mbretëria e Bashkuar pezullon negociatat me Izraelin për marrëveshje tregtare, ministri i Jashtëm britanik: Nëse nuk lejoni futjen e ndihmave, do të…

Rihapet liceu francez/ Korçë, Filo: Macron e mbajti fjalën, shkolla rinis pas një shekulli

Erdogan do të marrë pjesë në samitin e shteteve turke në Hungari, në fokus bashkëpunimi në sektorët ekonomikë dhe kulturës

Pasi dështoi me rezultatin e PL-së në zgjedhje, Blushi akuza kryesocialistit: Mesazhi i Ramës, shenjë autoritarizmi! Ne do mbrojmë votën e lirë

Starmer dënon bllokadën në Gaza: Niveli i vuajtjes është i papranueshëm

Dyshohet për përdhosje të Kuranit, ngrihet aktakuzë kundër një burri në Prizren

KPA Shkarkon nga Detyra Gjyqtaren Ardiana Bera,Vendimi është Përfundimtar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.