Partia “Libra” ka themeluar sot Forumin e saj Rinor, gjatë një aktiviteti të zhvilluar pasditen e sotme në selinë e kësaj partie në Qytetin Studenti në Tiranë.
Deputeti Ben Blushi u tha të rinjve të pranishëm se duhet të punojnë për të ardhmen e Shqipërisë dhe të mos largohen, pasi ata janë shpresa e këtij vendi.
“Me të rinjtë Libra në Qytetin Studenti. Na kërkuan që LIBRA të luftojë për reduktimin e tarifave universitare. Do jetë një qëllim për ne. Sa shumë femijë të varfër humbin shkollat për shkak se familja nuk paguan dot. LIBRA do i nxjerrë familjet nga mjerimi me minimumin jetik dhe femijët do i cojë në shkolla pa taksën e arsimit”, shkruan Blushi në një postim të tijin në rrjetet sociale. (A.R/SHUPLAKA)