Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, bëri disa deklarata të forta lidhur me zëvendëspresidentin amerikan Michael Pence. Ai u shpreh në llogarinë e tij në “Tëitter” se Pence po përpiqet të marrë Shtëpinë e Bardhë.
Sipas tij, agjencitë e inteligjencës dhe opozitës po punojnë në krijimin e kushteve të përshtatshme për të provokuar shkarkimin e presidentit amerikan Donald Trump.
Në një tjetër reagim të tij, Assange u shpreh se dy zyrtarë të Inteligjencës, të afërt me zëvendëspresidentin, kanë bërë një deklaratë të tillë privatisht.
Akuzave për “grusht shteti”. Michael Pence u është përgjigjur menjëherë, duke thënë se këto deklarata të Assange janë absurde dhe fyese.
“Këto akuza janë sinqerisht absurde dhe fyese. Është nderi më i madh i jetës sime, t’i shërbej krah për krah Presidentit të 45-të të SHBA-ve, Donald Trump, për të parë nga afër udhëheqjen e tij, dhembshurinë që ai shfaq për popullin amerikan çdo ditë.”, ka thënë ndër të tjera Pence.
(XH.A/SHUPLAKA)