Theresa May do të pyesë Mbretëreshën Elizabeth të Anglisë lidhur me krijimin e qeverisë së re britanike.
Në kushtet e një “parlamenti të varur”, ajo do pyesë dhe i kërkojë leje Mbretëreshës nëse Partia Konservatore mund të formojë qeveri pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve.
Një zëdhënës i “Doëning Street” konfirmoi se May do të vizitojë “Buckingham Palace” në orën 12:30 për t’i kërkuar asaj leje.
Besohet se mbështetja nga Partia e Bashkimit Demokratik të Irlandës së Veriut (DUP) mund t’i lejojë konservatorët e saj të arrijnë 326 vendet e nevojshme për një shumicë në parlament.
(XH.A/SHUPLAKA)