Mbrëmjen e sotme është ndarë nga jeta kompozitori Aleksadër Lalo. Ai ndërroi jetë në spital por la pas një krijimtari të madhe në fushën e artit. Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga miku i tij Petrit Ruka.
Aleksandër Lalo është kompozitor shqiptar i cili ka kompozuar për filma të njohur të kinematografisë shqiptare. Ai ka lindur më 27 prill të vitit 1949, në Tiranë.
Rrjedh nga një familje me origjinë nga Leskoviku. Pervec veprimtarisë si kompozitor ai ka dhënë një kontribut te madh në kinematografi si kompozitor i rreth 25 filmave artistike dhe disa filmave vizatimorë.
REAGIMET E ARTISTËVE:
Petrit Ruka
Miq po ju ju njofoj nga spitali gjerman se sapo nderroj jete miku im me i afert, kompozitori Aleksander Lalo… Dhembje pa fund…
Mevlan Shanaj
Therese kjo mbremje. Paska ikur Lalo, mik, artist , bashkeudhetar, bashkepunetor. Talent , qe nuk harrohet. Humbje per artin shqiptar. Dhimbje qe te shterngon dhe nuk ke fjale. Lamtumire Aleksander Lalo !
Vasil Tole
Kështu të qeshur, energjik e plot jetë e krijimtari do të të kujtojmë e nderojmë!
U prehsh në paqe miku im!
Erion Kristo
Vdekja na mori dhe nje gjeni. Edhe nje gjemi e rende u zhyt. Aleksander Lalo te falenderoj per ushqimin shpirteror qe na dhe. Ike shpejt, por kujtesa jone do te te mbaje gjate.
Aurela Gaçe
Ke lene nje pasuri aq te vyer. Thesar I vertete. Veprat e nje mjeshtri nuk humbasin kurre.
I perjetshem kujtimi yt! “Aleksander Lalo”.
Denis Dyrnjaja
Vdes Aleksandër Lalo rrojnë “manekinët” dhe “kukullat” bosh! I ndjerë në muzikë, i ndjerë, plot pasion e humor në bisedë, i ndjerë do mbetesh Sandër për jetë.
Endri Prifti
U prefsh ne paqe profesori jone i dashur Aleksander Lalo . Ke dhene dhe ke lene shume vepra pas ne kete vend . Do rojme dhe do i kujtojme gjithmone . Para disa ditesh po kendonim deri ne mengjes se bashku , ti pije fernet e ne nga nje rakicke me shume miq te tjere te zemres . Ngushellime nga zemra jone familjes . RESPEKT ??????
Ardit Gjebrea
Eh çfarë kompozitori humbëm sot… dhe sa shpejt… ?
Paqe për ty i dashur #aleksanderlalo dhe mirënjohje për muzikën që na dhurove.
(J.V/Faxweb)