Ashtu siç shihet dhe në video Thethi është nën pushtimin e dëborës. Rruga është bllokuar prej dy ditësh, ndërkohë që banorët janë të izoluar.
Për shkak të reshjeve më shumë se 200 persona kanë mbetur të izoluar pasi rruga Bogë-Qaf Thore-Theth u bllokua.Thethi është ndër zonat më problematike gjatë stinës së dimrit pasi si pasojë e reshjeve të shumta të dëborës bllokohet rruga dhe banorët mbeten të izoluar.
Ata shpesh janë ankuar për mungesën e vëmendjes së autoriteteve se nuk bëhët aq sa duhet për të mbajtur rrugën të zhbllokuar. (B.H/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=_eJBETZc9vo&feature=youtu.be