Mjeku Edmond Gashi është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga agjentët e Komisariatit nr. 6 në Tiranë pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” të caktuar me vendim të Gjykatës së Tiranës për “shpërdorim detyre” pas skandalit me pacientët me kancer të Spitalit Onkologjik, që dërgoheshin në klinikën e tij private.
Mësohet se procedimi i tij është bërë mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 21:00, teksa policia kishte marrë informacioneve në rrugë operative se ai kishte thyer arrestin shtëpiak pas seancës gjyqësore dhe ishte duke frekuentuar ambientet e një lokali në fshatin Kus, në Kashar.
Bëhet me dije se policia ka shkuar në ambientet e lokalit, por mjeku Gashi nuk u gjet aty, por në banesën e tij në rrugën “Gelopsi”, në kryeqytet. Por pas këqyrjes së kamera të sigurisë së lokalit është zbuluar me Gashi kishte qenë në ato ambiente, në një kohë që duhet të ndodhej në banesën e tij.
Discussion about this post