21:06 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe qarkullonte i armatosur me automjet, kapet në flagrancë 24-vjeçari në Himarë

10:18 | 29/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe qarkullonte i armatosur me automjet, kapet në flagrancë 24-vjeçari në Himarë

Një 24-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Himarë. Mësohet se arrestimi i ti ka ardhur pasi i riu ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Më tej policia bën me dije se i riu gjithashtu u kap teksa qarkullonte i armatosur.  I riu ishte dënuar me arrest shtëpie për veprën penale “Vetëgjyqësia”. Më tej policia bën me dije se është sekuestruar mjeti dhe pistoleta.

Njoftimi i policisë:

Himarë/ Angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i posedojnë ato.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja, operacioni policor i koduar “Strike 20”. Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe qarkullonte i armatosur me automjet, kapet në flagrancë në Livadh dhe vihet në pranga 24-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë dhe automjeti. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se një shtetas posedonte armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 20”, në kuadër të të cilit u bë kapja në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Livadhit” dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– J. Zh., 24 vjeç, banues në Elbasan. Gjatë kontrollit në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë Beretta dhe 1 krehër. Në vijim të verifikimeve ka rezultuar se shtetasi J. Zh. ka thyer masën e sigurisë “Arrest në Shtëpi” për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Vetëgjyqësia”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme.

Pas

Kërkon lirinë me kusht, shtyhet seanca për Fredi Belerin në Gjykatën e Fierit

Para

Pilivesat “pushtojnë” plazhin në SHBA, fëmijët bërtasin nga frika

Para
Pilivesat “pushtojnë” plazhin në SHBA, fëmijët bërtasin nga frika

Pilivesat "pushtojnë" plazhin në SHBA, fëmijët bërtasin nga frika

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.