Është arrestuar në Lushnje, shtetasi Bardhok Planaj, pasi theu masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Mësohet se Planaj është person me precent penal, dhe njihet me emrin “Kumbari” i Shkodrës.
Pllanaj akuzohet për: “Pastrim parash”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ndërtim pa leje”.
Në vitin 2014, “Kumbari” i Shkodrës u fsheh në makinën e ish-deputetit Fran Frrokut, për t’iu shmangur arrestimit nga policia, e cila e kërkonte për trafik droge. Në atë kohë, ish-deputeti Frroku mohoi ta kishte ndihmuar Pllanajn për t’i shmangej arrestimit, por në raportin e oficerëve të gjurmimit në sektorin e narkotrafikut shkruhet se i dyshuari në survejim prej tyre ka lëvizur nga lokal “Antika” në Tiranë drejt Laprakës me automjetin Audi në pronësi të deputetit.
Kush është “Kumbari?
Pllanaj është një personazh i njohur për policinë pasi 5 vite më parë është arrestuar edhe për trafik droge. Bardhok Pllanaj njihet si njeriu që trazoi politikën dhe policinë disa vite më parë pasi rezultoi se kishte lidhje me ish-deputetin Mark Frroku.
Pllanaj është hetuar së bashku me disa persona të tjerë, si pjesë e grupit të të arrestuarve në kuadër të operacionit “Laguna e Vilunit”, madje ndaj tij u nxorr edhe një urdhër arrestimi, por në atë kohë nuk u gjet. Më pas ai i shpëtoi dënimit për shkak të mungesës së provave.
Gjatë operacionit “laguna e Vilunit të zhvilluar më datë 30 shtator 2014, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” midis Lagunës së Vilunit dhe Shëngjinit, shërbimet e policisë kufitare dhe ato të Guardia di Finanza, panë të hidheshin nga një mjet lundrues, në det çanta të zeza në përmasa të mëdha. Pasi u nxorën nga deti, rrezultoi se brenda thasëve kishte drogë me peshë 210 kg. Të nesërmen, në vendin e quajtur Grykëderdhja e Bunës në Velipojë, forcat e policisë kufitare gjetën të hedhura në det edhe 15 çanta të tjera me peshë 594 kg. Hetimet provuan se sasia e lëndës narkotike ishte ngarkuar në skaf në Velipojë për t’u dërguar në Itali, te pritësit e saj, njëri prej të cilëve është identifikuar si shtetas italian.