Pasi theu rregullin e partisë duke qëndruar në sallën e kuvendit, deputeti i LSI-së Robert Bitri ka folur në ambientet e jashtme pas përfundimit të seancës.
Ai është shprehur se askush nuk duhet të ketë asnjë shqetësim pasi ai asnjëherë nuk do të jetë pjesë e PS-së. ”Me PS-në nuk do të bashkohem”, është shprehur Bitri.
Për të dytën herë rradhazhi Bitri ka thyer vendimin e gupit të LSI-së duke mos e lënë sallën e Kuvendit.
Edhe më herët, në momentet kur opozita e bashkuar vendosi që të niste mosbindjen civile, Bitri u shpreh kundër duke thënë se Lulzim Basha nuk ishte kryetari i partisë së tij.
(E.K/FAXWEB.AL)