Dy orë përpara nisjes së protestës kombëtare tek kryeministria, kreu i opozitës Lulzim Basha ka ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës për të bërë të mundur sipas tij çlirimin e vendit nga një qeveri e korruptuar.
Në videon e publikuar pak minuta më parë, lideri i opozitës jep disa mesazhe të rëndësishme jo vetëm për keqqeverisjen e tanishme, por edhe si duhet të jetë qeveria e shqiptarëve, pasi të fitohet beteja për zgjedhje të lora e të ndershme:
“Asnjë hap pas për çlirimin evendit nga e keqja”- shprehet Basha, i cili fton qytetarët në orën 19.00 në protestë, duke renditur edhe arsyet për t’iu bashkaur protestës.
“Pushteti i krimit ka rënë! Parlamenti është i paligjshëm!
Fëmijët e shqiptarëve janë pa buke!
Shtëpitë po prishen për korrupsion.
Drejtësia eshtë e kapur!
Binznesi po rrënohet!
Dhuna godet kudo!
Thika e pushtetit ka prekur palcën!
Nuk durohet më!
Vetëm vota e lirë do të sjellë një qeveri që punon për njerëzit! Për mirëqenie! Për punësim! Për zhvillim! Vetëm standardet dhe demokracia, do të hapin rrugën tonë drejt Europës!”- thuhet në mesazhin e liderit të opozitës Lulzim Basha.
A do të jetë e dhunshme protesta e sotme? Lulzim Basha niset në orët e para të mëngjesit drejt…
(E.K/Faxweb.al)