01:24 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

 “Thikë, armë dhe largime trajnerësh”, thellohet skandali në Shkodër, Gjoka nuk është i vetmi që është kërcënuar

18:02 | 26/02/2018
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
 “Thikë, armë dhe largime trajnerësh”, thellohet skandali në Shkodër, Gjoka nuk është i vetmi që është kërcënuar

Sulmi ndaj trajnerit të Vllaznisë Ernest Gjoka pak ditë më parë bëri shumë bujë në media, ndërsa indinjoi tifozët e Vllaznisë por edhe qytetarët e Shkodrës. Por duket se Ernest Gjoka dhe ish-trajneri Armando Cungu nuk kanë qenë të vetmit të cilët janë kërcënuar gjatë kohës që kanë qenë të Vllaznia.

Në një prononcim për Eduasportin.com Drejtori i Akademisë së Vllaznisë Alban Hasani tregon shumë më shumë se aq sa ndodhi me Gjokën.

“Më vjen shumë keq për trajneri Gjoka, pasi sulmi ndaj tij na preku të gjithëve. Një turp për qytetin tonë që shquhet për mikpritje. Presionet? E vërtetë, ka presione. Unë si Drejtor i Akademisë kam  parë presione nga më të ndryshmet. Kam parë presione me thika, armë dhe madje dhe me ‘bukë goje’, domethënë me kërcënime për vendin e punës.

Më janë larguar trajnerë nga U-19 nga këto presione. Presionet nuk vijnë vetëm nga prindërit, por dhe nga ata me kollare, nga ata që dalin në televizor. Nuk është vetëm faji i mungesës së presidentëve, pasi kjo gjë nuk ndodh vetëm në Shkodër, por dhe në Fier, Tiranë, Korçë, Durrës apo në të gjithë Shqipërinë. Ndryshimi është se presidentët i dalin vetë në krye situatave, ndërsa ne jemi të detyruar t’i përballojmë vetë.

E përsëris që është një problem që ndodh në të gjithë Shqipërinë jo vetëm në Shkodër. Protagonistët? Ish-trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, ka përjetuar një tmerr. Të lexoje mesazhet që ai ka marrë të ikën mendja. Belisha, Plori dhe  Nika  i kanë përjetuar nga afër”, ka thënë Hasani.

Kujtojmë që trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka u sulmua me thikë nga një person pas seancës stërvitore me Vllazninë në fushën sportive ‘Reshit Rusi’ në Shkodër. Ai arriti të shpëtojë pa asnjë dëmtim. (B.H/Faxweb)

 

 

 

 

Etiketa: Ernest GjokaSulmi ne Shkoder
Pas

Çfarë ka ndodhur? Nora Istrefi anulon bashkëpunimin me këngëtarin shqiptar

Para

“Silikonit i bëra zbor fare!” ‘Vipat e bllokut’ tallen keq me këngëtaren e njohur (FOTO)

Para
“Silikonit i bëra zbor fare!” ‘Vipat e bllokut’ tallen keq me këngëtaren e njohur (FOTO)

“Silikonit i bëra zbor fare!” ‘Vipat e bllokut’ tallen keq me këngëtaren e njohur (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hapet kutia e parë e Tiranës, kryeson PD me 45%, ndiqet nga PS

Rezultatet e votave për zgjedhjet parlamentare 2025, ndiqini në kohë reale në Fax News!

Përfundon numërimi në Pustec/ PS merr shumicën e votave, siguron 1,052, PD-ASHM merr 460

Zgjedhjet parlamentare,105 kuti të Tiranës në pritje të trajnimit të numëruesve

Tiranë/Mungesë numëruesish në KZAZ nr. 42, në shkollën “Ahmet Gashi”

Tensionet te “Parku Olimpik”, Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në deklaratë për mediat pas përplasjes mes Taulant Ballës dhe Marash Lokut

Vijojnë tensionet te “Parku Olimpik”, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka kërkon që të mos hapet asnjë kuti votimi

Tensionet ndërpresin numërimin për votën e diasporës, ja arsyeja pse Taulant Balla u përplas me përfaqësuesin i PD-së, Marash Logu

Tiranë/Pezullohet numërimi në “Parkun Olimpik”, përplasje mes Taulant Ballës dhe Marash Lokut

Fier/Përfundon dorëzimi i kutive të votimit në KZAZ-të 58, 59 dhe 60. Numërimi pritet të nis në mesnatë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.