Një 22-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia , pasi dyshohet ër shitje të armëve të zjarrit në qytetin e Lezhës.
Ndërkohë gjatë kohës së proçedimit është sekuestruar një armë zjarri pushkë me 5 fishekë qe ky shtetas i kishte shitur në Lezhë. Ndërsa sot, në momentin e kapjes, i është gjetur një thikë dhe 1 dozë lëndë narkotike Mariuanë.
DETAJE:
Lezhë.
Operacion me metoda speciale të hetimit. Kapet dhe ndalohet një shtetas nga Kukësi i dyshuar për shitje të armëve të zjarrit në qytetin e Lezhës. Gjatë kohës së proçedimit është sekuestruar një armë zjarri pushkë me 5 fishekë qe ky shtetas i kishte shitur në Lezhë. Ndërsa sot, në momentin e kapjes, i është gjetur një thikë dhe 1 dozë lëndë narkotike Mariuanë. Më datë 09.11.2017, në kuadër të proçedimit penal të nisur 3 muaj më parë, ku pas një pune hetimore të ndjekur me metoda speciale hetimi, nga forcat policore të Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P.Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Lezhë dhe Drejtorinë Vendore Kukës, u bë i mundur kapja e shtetasit : – Altin Halilaj, 22 vjeç, banues në Kukës Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale : – 1 thikë me teh prerës të cilën e mbante pa leje – 1 dozë lëndë bimore e dyshuar narkotike e llojit Mariuana. Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Veprat penale në ngarkim të tij ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armë luftarake dhe municionit” “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta” “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga nenet 278/a, 279 dhe 283 të Kodit Penal. Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme. (S.SH/Faxweb)