Ditën e sotme , gjykata ka vendosur “arrest me burg” për Novruz Markaj, i ndaluar nga policia pas vdekjes së Armando Rrapaj.
Novruz Markaj mori përsipër të gjithë përgjegjësinë për vrasjen e të riut dhe vdekjen e tij, duke lënë të lirë vëllanë e madh Klevis Merkaj.
Lidhur me ngjarjen e rëndë, kanë reaguar së fundmi edhe familjarët e dy të akuzuarve, të cilët shprehen se ngjarja ndodhi për vetëmbrojtje.
“Armando ngacmonte gruan e Klevisit. Plagosi edhe vëllanë e madh. Ai goditi nënën tonë ditën e ngjarjes.”, janë shprehur familjarë të të arrestuarit Novruz Merkaj, të cilët bëjnë me dije se nëna e tyre ndodhet e shtruar në Spitalin Ushtarak.
“Jam penduar, krim nw kushtet e vetwmbrojtjes.”, mësohet të ketë thënë para trupit gjykues Novruz Merkaj. (XH.A/SHUPLAKA)