Ylli botëror Bebe Rexha edhe herë të tjera ka treguar mbështetje për artistët shqiptarë.
Këtë herë Bebe Rexha, tashmë e njohur ndërkombtarisht ka treguar se dëgjon muzikë shqip. Madje është edhe një fanse e saj.
Ajo ka shpërndarë në rrjetet sociale videon e mëposhtme, ku shfaqet duke u stërvitur nën ritmen e “Hitman”, të reperit Capital T. Rexha bën stërvitje nën ritmet e muzikës shqiptare nga Parisi, aty ku pritet të zhvillojë një koncert. (J.V/Shuplaka)