Ditën e sotme, zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi është thirrur në prokurori. Mësohet se është thirrur në Prokurori për pretendimet e Presidentit Meta për shantazhim ndaj tij.
Meta tha se Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj në Tiranë.
Presidenti Meta u shprehte se kjo të ishte lojë e Rilindjes pasi në të kundërt, sipas tij, mjerë ata diplomatë që mund të kenë kërcënuar Zëdhënësin e Presidentit të Republikës.
“Po, zëdhënësi im, z.Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj në Tiranë, që të tërheqë një postim të bërë sot paradite për shkak të detyrës brenda 30 minutash.
Kam kërkuar hetim të menjëhershëm.
Shpresoj të jetë lojë e Rilindjes por mjerë ata diplomatë që mund të kenë kërcënuar Zëdhënësin e Presidentit të Republikës”, deklaronte Meta pak ditë më parë.