Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se sulmet terroriste në Veri e kanë bërë ugjente çështjen e anëtarësimit të vendit në NATO. Ai theksoi se forcat e sigurisë janë në lartësinë e detyrës për të përmbushur kushtet e alenacës euroatlantike.
“Nuk duhet të anëtarësohemi në NATO se nuk jemi mjaftueshëm të fortë, por do të anëtarësohemi sepse do të jemi gjithnjë e më të fortë, nga NATO të përfitojmë por edhe të kontribuojmë”, theksoi Kurti.
Ai shtoi se terrorizimi i financuar nga Serbia është shprehje e pafuqisë së tyre.
Albin Kurti: Neve në Kosovë na gëzon fakti që Shqipëria është anëtare e NATO dhe vend kandidat në BE. Kosova ka dorëzuar aplikimin për tu bërë anëtare e BE dhe po avancon në këtë drejtim për aq sa lejon situata ku ajo ndodhet, kryesisht për shkak të refuzimit agresiv të Serbisë për të na njohur si shtetet, por edhe për shkak të mosnjohjes nga 5 shtete anëtare të BE. NATO është në Kosovë, Kosova ende nuk është në NATO dhe po bën hapa gjigand drejt saj.
Nuk duhet të anëtarësohemi në NATO se nuk jemi mjaftueshëm të fortë, por do të anëtarësohemi sepse do të jemi gjithnjë e më të fortë, nga NATO të përfitojmë por edhe të kontribuojmë. Sulmet terroriste ndaj Kosovës vijnë nga e njëjta adresë, Serbia dhe nëse nuk është Serbia, janë Serbia dhe Rusia bashkë, e kanë bërë këtë çështje urgjente, anëtarësimin e Kosovës në NATO. Forca e sigurisë së Kosovës është në lartësinë e detyrës që kërkojnë standardet e aleancës.
Në Kosovë mund të ketë akte terroriste sporadike, por nuk ka burime të brendshme që mund të na cenojnë sigurinë. Terrorizimi i financuar nga Serbia është shprehje e pafuqisë së tyre.