Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend ka folur lidhur me gjyqin që po zhvillohet ndaj kryedemokratit Lilzim Basha për lobimin.
Balla ka bërë thirrje që opozita të votojë projektligjin “për pastrimin e parave dhe parandalimin e fondeve në mbështetje të terrorizmit), duke shtuar se teksa kuvendi po voton një projektligj të tillë, një parti politike sipas tij, është përfshirë në një skemë të financimit të paligjashëm.
“E rëndësishme është që opozita do ta votojë këtë projektligj. Ndoshta është rastësi por teksa Kuvendi është duke kaluar këtë projektligj, një parti politike është përfshirë në një skemë të financimit të paligjshëm
Bie dakort me Murrizin që kjo nuk është një paketë vetëm për përfshirjen e Zotit Basha në financime të paligjshme. Këto 1 milionë dollarë nga dyshimet që vijnë nga kompani guackë ku fshihen oligark a janë përdorur këto 1 milionë dollarë për qëllime të mira apo të këqija këtë se dimë. Por fakti që Byroja Federale ka një hetim, tregon se Basha është përfshirë në këtë skemë. Është i vetmi politikan që sa herë thërritët nga prokuroria nuk shkon para saj. Sot ka gjetur një argument tjetër që nuk vlen. Ne nuk merremi me përgjime, se i neveris ato, madje dhe si kam dëgjuar se jo më kot bota ka vënë rregulla për përgjimet”, tha Balla.