Deputeti Lefter Maliqi ka bërë një thirrje të fortë nga foltorja e Kuvendit kundër qeverisë së Edi Ramës dhe nga ana tjetër për tubimin e thirrur pasditën e sotme nga Presidenti Ilir Meta.
Maliqi tha se Rama duhet të largohet një ditë e më parë nga drejtiimi i qeverisë, duke argumentuar se i ka gënjyer shqiptarët, i kalarguar nga vendi ndërsa shtoi se atë nuk e lidh më asgjë me PAtinë Socialiste.
Ai ka dëbatuar edhe kryeparlamentarin Ruçi i cili i tërhoqi vëmendjen se nuk ishte në rendin e ditës të flitej për kryeministrin.
Pjesë nga zhvvillimet dhe fjala e Maliqit:
Maliqi: Para pak minutash patë kryeministrin e Shqipërisë të cilit sot i kishte ikur edhe zëri, edhe ngjyra e fytyrës, shpresoj dhe besoj që së shpejti ti ikë edhe karrigia që mban
Ruçi: Zoti Maliqi, nuk kemi analizë sot kryeministrin, kemi hallet dhe problemet e shqiptarëve, ju lutes se do ju pres fjalën.
Maliqi: Çfarë hallesh kanë shqiptarët kur kabineti qeveritar nuk është këtë, që të dëgjojë hallet e tyre. Nga ta nisim nga timoni që i dhanë shqiptarët nga Vermoshi në Konispol. Për reformën territoriale që kanë harruar qytetarët shqiptarë që i ka lënë qytetarët pa investime, reformën në shëndetësi, për legalizimet falas. Çilin e përdorën për interesat e tyre që i doli kundër, kush del kundër është i rrezikshëm. Nuk qenkën kriminelët që kanë ndikuar tek gjyqësori por qenka Çili një intelektual dhe pedagog. Nga ta vazhdosh, mashtrimet e tyre se me 100 ditë do të vendosi rendin, kur ka vrasje e tritol gjithandej.
Kur të doni ju jap edhe video se si i çonin mesazhet për kongresin në shkolla dhe universitete. Sot është një ditë e madhe në mbrojtje të demokracisë, së bashku të largojmë këtë kryeministër që ka marrë peng PS-në se edhe qeveria nuk përbëhet na anëtarët e saj, edhe deputetë që janë të gjithë në kor, nuk iu shërbejnë interesave të vendit. Sot të bashkohemi në një uragan të madh popullor, të bindim opinionin ndërkombëtar që të bindi palët e të shkohet në zgjedhje të parakohshme, të largojmë këtë njeri nga karrigia e zezë që e ka bërë pis me krim që është drejt divorcit jo vetëm me Bilalin por edhe me PS. Të largojmë njëherë e mirë këtë bandë të lidhur me krimin dhe që nuk ka asnjë lidhje me PS-në dhe interesat e vendit që po e shkatërron dhe vret çdo ditë. Sot në orën 17:00 të jemi të gjithë bashkë me mimoza në dorë, deputetë të opozitës dhe të tjerë, që janë të ndërgjegjshëm, të largojmë këtë që po shkatërron fatet e vendit, largon trurin e tij, rininë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)