Vendimi i Gjykatës së Apelit në Shkodër për 11 kuksianët e arrestuar në protestën e Rrugës së Kombit, ka sjellë në studion e Fax News, avokatin Altin Goxhaj dhe aktivistin Aulon Kalaja, pjesëmarrës në seancën e sotme dhe në protestën në Shkodër.
Më herët nga Shkodra avokati Goxhaj theksoi se Gjykata e Apelit i kishte arkivuar por nuk u ishte refuar provave filmike që tregonin arrestimin e kuksianëve në 3 të natës si dhe manipulimin e Prokurorisë me oraret e arrestimit.
Altin Goxhaj theksoi se ditën e hënë do të nisë kallëzim penal për prokurorët dhe gjykatësit që u përfshin në këtë vendim duke lënë katër protestuest të tjerë në qeli
Dua ta theksoj edhe njëherë kam hallin e atyre katë kuksianëve që janë në burg dhe atyre dy fëmijëve të Vasil Laçit që sot, tani që flasim, nuk kanë bukë të hanë.
Avokati Altin Goxhaj ka bërë thirrje përmes ekranit të Fax News për ndërgjegjësimin e të gjithë shqiptarëve sepse akti i çertifikimit të një rrëmbimi të paligjshëm, tani që ndodhi një herë sipas tij, mund t’i ndodhë çdokujt.
Ai e vërtetoi natyrën politike të këtij vendimi me një frazë të prokurorit të çështjes nga salla e gjyqit”
“E tha dhe prokurori në seancë që duhet të marrim parasysh edhe opinionin publik që nuk duhet të ndodhin më gjëra të tilla.
Sot u bë e ligjshme që policia mund të të vijë të rrëmbejë në shtëpi në dy të natës pa vendim, pa dokumenta.
Kur nuk ke asnjë procedurë mund të bësh çdo gjë të tjetrin. Mund ta vrasësh, ta hedhësh në ndonjë kanal, ta hedhësh nga helikopteri siç kanë bërë në Argjentinë. Ndodh njësoj si me arrestimet për bombën në ambasadën sovjetike në 1951.” – tha Goxhaj.
Ndërsa aktivisti Aulon Kalaja u shpreh se sot nuk protestoi kundër gjykatës pasi atë sipas tij e bën Erion Veliaj por protestuan që gjykata të zbatonte ligjin.
Ai e quajti kryeministrin Rama, përveç se kryeprokuror edhe kryeredaktor të shumicës së mediave shqiptare, pasi sipas Kalasë, pjesa më e madhe e mediave sot nuk e pasqyruan protestën e qytetarëve në Shkodër.
Kalaja tha se vendimi i Ramës për tarifimin e Rrugës së Kombit ishte aq absurd dhe aq antikushtetues saqë ai u detyrua ta miratonte me një VKM të thjeshtë pa guxuar ta kalonte as në Kuvend ku ka shumicën.
“Këta duan të vjedhin kudo. Duan të vjedhin tek ajo rrugë që nuk është 80 kilometra por 100 km, pra duan të vjedhin 20 km. Duhet të bëhej rruga Durrës-Kukës dhe jo Rrëshen-Kukës.
Duan të vjedhin me tarifën më të lartë në Evropë, 5 euro që është dy herë më e lartë se në Maqedoni.
Duan të vjedhin edhe tek fatkeqësia, tek djegia e 4 kioskave që thanë se kanë kushtuar 7.5 milionë euro me çmime fantastikoshkencore të një kondicioneri 600 mijë euro apo të një xhami peçikllas 80 mijë euro apo të një klablli me gjatësi 100 metra që paska kushtuar 1 milionë euro.
Sa herë ai tra të ngrihet, aq herë ata do ta prishin.” – u shpreh Aulon Kalaja.
(E.L./Faxweb)