Monika Kryemadhi në “Studio e Hapur”, është shprehur se thirrja e Metës për armatosjen e popullit ishte shumë serioze.
Eni Vasili: E keni seriozisht kur thoni që do të armatosni popullin?
Monika Kryemadhi: Ne jetojmë këtu në mes të Tiranës. Po dilni e shikoni çfarë ndodh nëpër rrethe. Të gjithë krerët e bandave që janë në kërkim, lëviznin me makinat e policisë. Shkojnë me ta në dreka e darka. Janë nga 20 vite të dënuar për prostitucion në Itali, dhe bëjnë fushatë për PS. Nëse të vjen dikush të vendosi kallashnikovin ju çfarë do bësh ti? Po të shikosh se çfarë ndodh me bandat në periferi të Shqipërisë është për të vënë duart në kokë.
Kryemadhi tha se deklarata e Metës është e ndryshme nga ajo e Berishës e para pak kohëve , pasi nuk është bërë në foltore, në një institucion zyrtar, apo nga podiumi i fushatës.
Ajo tha se diçka e tillë u tha gjatë një shtrëngimi duarsh me qytetarët.
(M.D/Shuplaka)
Discussion about this post