Në një intervistë për FaxNews me gazetaren Edona Haklaj, kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur dorëheqjen e tij nga posti, pas ftesës në Hagë.
Haradinaj u shpreh se nuk ishin moment të lehta, dhe se thirrja e tretë nga gjykata në Hagë, erdhi pas presioneve ndërkombëtare. Kryeministri tha se gjithçka është politike dhe aspak ftesë ligjore.
“Nuk ishin moment të lehta kur u dha dorëheqja ime. Thirrja e tretë në Hagë, erdhi pas presioneve ndërkombëtare. Nuk ishte ftesë ligjore, por politike dhe sigurisht ishte e padrejtë.
Ardhja e ftesës ishte kundër parimeve të vendit të Kosovë. Nuk kam biseduar me koalicionet politike, por kam bërë gjithçka për mbrojtjen e popullit. “
(K.H/Faxweb.al)
Discussion about this post