Partia Demokratike nëpërmjet një deklarate të shpërndarë në Facebook ka përsëritur edhe njëherë sonte skadalin me tenderin 1.5 milion eurosh të dhënë nga Ministria e Mbrojtjes për ushqimin.
Selia blu i bëri thirrje prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet ndaj dyshes Rama-Xhacka për aferë kurruptive siç e quan ajo.
Partia Demokratike tregon pesë shkeljet që janë bërë në dhënien e këtij tenderi duke i bërë thirrje organit të akuzës që të mos bëhet vegël e qeverisë.
Deklarata e plotë
“Edi Rama dhe Olta Xhaçka heshtin për vjedhjen me tenderin e ushqimeve. Heshtja nuk mbulon dot të vertetën e hidhur: Qeveria e Edi Ramës vjedh edhe në ditën më të keqe për shqiptarët. Faktet janë kokëforta:
- Kompania shtoi tregtimin e ushqimeve si aktivitet të saj 6 ditë para hapjes se tenderit.
2. Ministria e Mbrojtjes përzgjodhi si fituese kompaninë pa asnjë aktivitet tregtar.
3. Kompania e përzgjedhur nga Olta Xhaçka është kompani kompjuterash.
4. Tenderi u zhvillua pa garë, pa transparencë, me vetëm një ofertë.
5. Tenderi u zhvillua me 3 javë vonesë, pas shpërthimit të krizës, në mënyrë që kompania e paracaktuar nga Edi Rama dhe Olta Xhacka të rregullonte letrat.
Prokuroria të mos bëhet vegël e qeverisë. Ky rast i vjedhjes flagrante duhet të hetohet menjëherë nga SPAK”.