Moderatori Edi Oga bën thirrje urgjente në sigurimin e ngrohjes për shkollën ”Emin Duraku” mes kryeqytetit.
Sipas fakteve që sjell Oga, shkollës nuk i funksionojnë kaldajat dhe kondicioneri i blerë me paratë e prindërve nuk funksionon për shkak se kur mësuesja e ndez, bie automati.
STATUS (KRYESISHT) PËR FËMIJËN TIM !
“Në Tiranë, nga 200 shkolla vetëm 2 janë pa ngrohje” – Cit. Kryetari i Bashkisë.
Nëse kjo është e vërtetë, njëra nga këto shkolla pa ngrohje është “Emin Duraku”, pranë stadiumit “Dinamo”, tjetrën hajde ta gjejmë së bashku. Para 30 min isha në shkollë dhe konstatova:
Fakt 1 – Shkolla është rikonstruktuar vjet dhe është vendosur një kaldajë me pellet.
Fakt 2 – Kaldaja NUK punon sepse nuk ushqehet me energji elektrike.
Fakt 3 – Prindërit e klasës kanë kontribuar me para për kondicionerin. Mësuesja thotë se kur e ndez, bie automati.
Fakt 4 – Dje u njoftuam se mësimi do të bëhet deri në orën 10.15 nga 11.30 që është në program. Mësuesit thonë se ky është vendim i Drejtorisë Arsimore Rajonale.
Si përfundim, shkolla “Emin Duraku” Cikli i Ulët është PA NGROHJE dhe mësimi bëhet me orar të REDUKTUAR.
Në emër të një grupi prindrish, i lutemi kujt e ka detyrim ligjor, të rikthejë normailtetin në këtë shkollë! (V.G/SHUPLAKA)
Discussion about this post