Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet e drejtuar nga shpëtim Idrizi, ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve antishqiptare nga përfaqësuesit e PBDNJ dhe Omonias drejtuar Greqisë dhe Qipros për bllokimin e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së.
Sipas PDIU-së, thirrjet e përfaqësuesve të PBDNJ-së dhe Omonias të bëra në Himarë anë vepër e dënueshme penale. Madje kjo forcë politike i bën thirrje Prokurorisë të hetojë lidhur me këtë ngjarje.
“Thirrjet e përfaqësuesve të PBDNJ dhe Omonias ndaj dy shteteve të
huaja të bëra në Himarë për pengimin e procesit integrues së
Shqipërisë janë vepër e dënueshme penale.”, thuhet në njoftimine PDIU-së.
Kujtojmë se rreht dy ditë më parë, përfaqësues të Omonias dhe PBDNJ-së organizuan një protestë në Himarë me temë pronën dhe rikthimin e saj tek pronarët legjitimë.
“Mos të harrojmë që ne kemi dy vota ne Bashkimin Evropian dhe do t’i tundim mirë ato vota kundër Shqipërisë. Greqia dhe Qipro janë në anën tonë, në mbrojtjen e të drejtave tona dhe do të jenë pengesë për Shqipërinë që ajo mos të antarësohet në BE”, ishte thirrja e Fredi Belerit, kryetar i OMONIA-s në degën e Himarës.
REAGIMI I PLOTË I PDIU
Thirrjet e përfaqësuesve të PBDNJ dhe Omonias ndaj dy shteteve të
huaja të bëra në Himarë për pengimin e procesit integrues së
Shqipërisë janë vepër e dënueshme penale.
Prania e përfaqësuesve të ambasadës greke dhe të deputetit patericë që
nuk mori asnjë votë as në Himarë e as në minoritet e bën edhe më të
turpshëm këtë akt.
PDIU i bën thirrje Prokurorisë për këtë akt skandaloz që ndodh ditën
me diell në zemër të Shipërisë.
Himara ia ka dhënë qartë përgjigjen grekomanëve gjatë gjithë
historisë, sikurse edhe sot me votë, se është pjesë e pandashme e
shqiptarisë.
Ka ardhur çasti, që qeveria shqiptare, të zbatojë reciprocitetin dhe
të heqë shtetësinë shqiptare për çdo person me dyshtetësi që vepron
kundër dobisë kombëtare shqiptare, siç Athina ka bërë këto kohë me
shume patriotë shqiptarë! (D.D/Shuplaka)