Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjeve të ndodhura në Bularat, gjatë dhe pas ceremonisë mortore të 35-vjeçarit grek të vrarë nga forcat RENEA.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Berisha shprehet se “ekstremistë të tërbuar grekë përdhosën territorin shqiptar”.
Ai i ka dënuar sjelljet gjatë aktmortit, ku shkruan: “Denoj me ashpersine me te madhe aktin primitiv te shfrytezimit te nje procesioni mortor nga ekstremiste, fanatike per qellime raciste dhe antishqiptare.”
Më tej Berisha ka reaguar edhe ndaj autoriteteve shqiptare që sipas tij kanë heshtur lidhur me ngjarjet në Bularat gjatë dhe pas ceremonisë mortore të Katsifas.
“Denoj heshtjen para ketij akti perdhoses te territorit shqiptar te autoriteteve zyrtare te Athines dhe Tiranes, te cilat me qendrimet e tyre te papergjegjshme dhe histerike nxiten kete akt te shemtuar, nderkombetarisht te denueshem dhe qe sot heshtin per turpin e tyre.”, – shkruan Berisha.
Postimi i plotë:
Ekstremiste te terbuar grek perdhosin territorin shqiptar!
Te dashur miq, sot grupe ekstremistesh grek, raciste primitiv antishqiptare perdhosen territorin e Republikes se Shqiperise. Ata varrosen me parulla luftenxitese, raciste, antishqiptare, vorioepiriote ekstremistin Kacifas, i cili u vra ne nje perpjekje te armatosur me policine shqiptare.
Denoj me ashpersine me te madhe aktin primitiv te shfrytezimit te nje procesioni mortor nga ekstremiste, fanatike per qellime raciste dhe antishqiptare.
Denoj heshtjen para ketij akti perdhoses te territorit shqiptar te autoriteteve zyrtare te Athines dhe Tiranes, te cilat me qendrimet e tyre te papergjegjshme dhe histerike nxiten kete akt te shemtuar, nderkombetarisht te denueshem dhe qe sot heshtin per turpin e tyre. sb
(B.B/ Faxweb.al)