19:36 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Thoni o unë, o ai”, Rama thirrje kryebashkiakëve: Të dini zullumet e çdo drejtori hipoteke apo poste me qytetarët

10:12 | 22/07/2022
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Thoni o unë, o ai”, Rama thirrje kryebashkiakëve: Të dini zullumet e çdo drejtori hipoteke apo poste me qytetarët

Në takimin me kryebashkiakët socialistë në Pogradec, ku listoi bashkitë problematike dhe shembullore sa i takon pastërtisë, Edi Rama tha sde vitin e ardhshëm nuk do të hapet asnjë hotel që derdh ujërat e zeza në det, pa i filtruar.

“Është e papranueshme që ujërat e Shqipërisë të ndoten nga ujërat e zeza të shqiptarëve. Asnjë hotel nuk do të hapet vitin e ardhshëm nëse nuk do të ketë bërë filtrimin e ujërave”, tha Rama.

Një tjetër problematikë, ku u ndal kreu i qeverisë, ishte dhe situata financiare e bashkive, si dhe problematikat me drejtues të institucioneve. Rama tha se është e papranueshme, që drejtorë poste apo hipotekash të zhvasin qytetarët dhe kryetarët e bashkive të mos e dinë se çfarë ndodh në territorin e tyre.

“Si i bëhet me borxhet që kanë bashkitë, edhe në këtë proces kemi bërë përmirësime, nuk kemi ne arsye që të kemi bashki të shkëlqyera, të mira, dhe më pas problematike, të gjithë duhet të jenë të mirë. Të gjejnë një mesatare të artë, kjo është A-ja, raporti me qytetarët është baza, çfarë vlere ka që të shkosh te qytetari në fushatë, dhe ti thuash, je me mua, je i imi, ti duhet të garantosh që ka zyrtarë, që themeli të jetë shërbimi ndaj qytetarëve.

Ti si kryebashkiak duhet të jesh vigjilentë, edhe ndaj zyrtarëve të partisë, që lënë nam. Nëse je kryetar bashkie duhet të jesh avokati numër 1 i qytetarëve të tu, nga të gjithë ata që vijnë vërdallë me funksione shtetërore, ti duhet ti dalësh përballë dhe ti thuash, që ti nuk duhet të jesh më kryetar hipoteke, o ti o unë. 

Pse nuk e di kryetari i bashkisë kur posta bën zullume me pensionistët, dakord kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk ka nga i di të gjitha, si mund të pranojë kryetari i bashkisë, që posta në x vend apo në y vend, të lozë me pensionet.

E deri kur më në fund pensionet nuk do të jenë me me cash, kush do ti mbrojë këto, nga disa grabitqarë që meritojnë të jenë vetëm në një vend, dhe kjo nuk ndodh vetëm në zyrat e postës”, u shpreh Rama.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: kryebashkiaketrama
Pas

Tha se kishte fituar 79 mijë euro në lojërat e fatit, KPK merr vendimin për prokurorin e Vlorës

Para

Sulm terrorist në Manzë? Muxhahedinët reagojnë për alarmin e dhënë nga ambasada amerikane

Para
Sulm terrorist në Manzë? Muxhahedinët reagojnë për alarmin e dhënë nga ambasada amerikane

Sulm terrorist në Manzë? Muxhahedinët reagojnë për alarmin e dhënë nga ambasada amerikane

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zbulohet biseda mes Presidentit Donald Trump dhe Vladimir Putin

Përfundon takimi i Ramës me deputetët e zgjedhur të Tiranës dhe përfaqësues të bashkisë

Sulm me thikë në një qendër tregtare në Finlandë, plagosen disa persona

Itali/ Nervozizmi e tradhton, 34-vjeçari shqiptar kapet me 1 kg kokainë të pastër poshtë sediles së makinës

Video lajm/ Rama takim deputetët e zgjedhur të Tiranës dhe përfaqësues të bashkisë, e pranishme dhe Ristani!

“Nuk besoja se do e thoja këtë”, Merz ka dyshime për interesat e përbashkëta me SHBA-në

Dy turistë francezë akuzohen për spiunazh në Iran, ministri Barrot: Për 1140 ditë u mbajtën në kushte çnjerëzore, regjimi i përdor si mjet për të ushtruar presion mbi Perëndimin

Ministri i Financave, Petrit Malaj paraqiti sot në Kuvend ndryshimet në buxhetin e vitit 2025.

Ishte nisur drejt Anglisë, zbulohet arsyeja pse Diogo Jota po udhëtonte me makinë dhe jo me avion

“Sirena” nga skuadra që mori pjesë në Botërorin e Klubeve, drejtori i hap rrugën: Cikli i Ramadanit te Leçe ka mbaruar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.