Monika Kryemadhi ka folur sot në lidhje me situatën për tërmetin dhe kujtoi deklaratat e Presidentit Ilir Meta, muaj më parë që jepte alarmin se në Shqipëri do bien tërmete.
E ftuar sot në emisionin “Open”, Kryemadhi tha se Presidenti e paralajmëroi tërmetin, por e quajten “të çmendur”.
Ajo shtoi se “kot nuk thotë Rama se ka fallxhoren në shtëpi”, duke ironizuar me deklaratat e Kryeministrit.
“Thonit u çmend Presidenti se paralajmëroi tërmetin. Kot nuk thotë Rama se ka fallxhoren në shtëpi. Ja fallxhorja e parashikoi. Dhe askush nuk e dëgjoi Presidentin, e quajtur të çmendur”, u shpreh Monika Kryemadhi.
“Iu uroj te gjitha grave të kenë burrë si i imi”- shtoi më pas.