Dy muaj pas tërmetit të 26 nëntorit banorët e Thumanës vijojnë të mbeten në çadra pa një përgjigje nga institucionet dhe pa asnjë lajm se kur do të marrin bonuset e qirasë.
Banorët shprehen se kushtet e motit e kanë vështirësuar qëndrimin e tyre në këto kushte, teksa kërkojnë vëmëndje nga institucionet, pasi në çadra jetojnë dhe fëmijë të moshave të vogla.
Në Thumanë ka shumë pak njerëz, një pjesë e të cilëve janë larguar dhe nga banesat e tyre, duke marrë shtëpi me qera me të ardhurat e tyre.
“Kam një fëmijë të vogël, që rri këtu në çadër, qeveria sna ka thënë asgjë”, shprehet një banore, ndërkohë që një tjetër sqaron se nuk kanë marrë asnjë ndihmë përveç disa rrobave.
Një tjetër banor tregon se ka humbur të vallanë dhe të afërm të tjerë në 26 Nëntor. Bëhet fjalë pikërisht për tre anëtarët e familjes Greku, dy prindërit dhe djalin që ishte kthyer nga Anglia.
“Kemi qenë në Shëngjin, në Lezhë, na kanë thënë që të gjejmë shtëpi me qera, po shteti sna ka dhënë asgjë”, tregon ai.