Kishin shkuar për bamirësi po gjatë gjithë kohës kryeministri Edi Rama dhe deputeti i PD-së Agron Shehaj nuk i kanë shpëtuar komenteve politike.
Në fundin e emisionit Rama ka bërë dhe një batutë me Shehajn teksa ka thënë që në emision kishte shkuar për ta pastruar shpirtin dhe jo për të prishur gojën.
‘’Qetësohu Agron qetësohu, ke ardhur këtu që të lashë shpirtin, jo që të prishësh gojën”, shprehet Rama.
Më tej Rama ka pasur një incident dhe me pastor Akil Panon, i cili i kërkoi kryeministrit që të lexonte Biblën, ndërsa ky i fundit ja ktheu se ishte me Ramazan.
(E.K/FAXWEB.AL)
Pas minutës: 01:30:00