Vetëm një ditë më parë gjatë një interviste Aurela Gaçe tregoi një histori që kishte ndodhur në dasmën e saj. “Unë në dasmë kam edhe dashnorin dhe burrin”, u shpreh këngëtarja para të ftuarve në dasmën e saj dhe të gjithë u shtangën. Por Aurela Gaçe duke qeshur sqaroi se në dasmën e saj ndodhej edhe burri dhe këngëtari Dashnor Diko. Këtë shaka Gaçe ka treguar gjatë intervistës.
Por ky lajm u përhaq së shumti dhe u publikua në shumë media dhe për këtë ka reaguar edhe vetë këngëtarja pasi është shumë e irrituar. Këngëtarja Gaçe thekson se faktikisht mediat nuk e shanin por i vjen çudi edhe keq që pse nuk janë kaq te zellshëm edhe me punën dhe projektet që ajo bën por vetëm ku ka rrëfenja të tilla.
“Ua ua ua ua. Une punoj perdite. Mundohem te bej koncerte reale gjithcka live , ketu ne kete vendin tone ku playback-u “ha buke” me shume .
Nxjerr kenge e klipe te reja qe me kushtojne kohe e shume te holla, vetem e vetem te jem prane publikut me te reja e live qe te mos i zhgenjej kurre, jap intervista e ato super te sinqerta ku flas per pune…..
por rralle shume rralle perfliten keto gjera neper media.
Duhej te tregoja nje nga batutat e mija lidhur me fjalen dashnor qe te behej nami. Ama keshtu dashkeni ju? Qe neser nga nje dashnor ja u tregoj por kam frike se do te kthehem prape tek puna edhe s’do te duket dicka “interesante” per ju. Megjithate ju falenderoj per vemendjen media te dashura. Me dashnor e pa dashnor , une koken drejt si e ” nderçme”.
Ahhhh po shyqyr qe kam publikun qe me ka xhan keshtu edhe me ndjek pikerisht per ate pune e djerse. Kaq kishim per sot.
Ne fakt mediat nuk me shanin joooo, me fjalet me te mira por me vjen çudi edhe keq qe pse nuk jeni kaq te zellshem edhe me punen qe behet.”, Aurela Gaçe. (J.V/Shuplaka)