Sulmuesi i Interit, Marcus Thuram foli pas derbit të Milanos. Francezi shënoi 1 nga 5 golat e fitores 5-1 të zikaltërve ndaj Milanit ditën e sotme. Thuram goditi bukur me të djathtën në hyrje të zonës, diagonal me portën, duke shënuar golin e dytë në pjesën e parë.
“Ishte një moment me të vërtetë shumë i bukur”, u shpreh Thuram.
“Kam shpresuar për një fillim të tillë. E dija që Interi është një ekip i madh, jam i lumtur që luaj me këta lojtarë dhe kënaqem në çdo moment.
Lautaro? Është shumë kollaj të luash me të, ai e kupton shumë mirë lojën. Ne jemi dy sulmues, kështuqë kur kemi topin duhet të vrapojmë përpara.
Duhet të vija te Inter dy vite më parë, më mbeti në kokë kjo ide dhe punova te Gladbach për të rifituar besimin e tyre. Në verë ishte e qartë se do vija te Inter”, tha Thuram.