04:11 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Thyen rregullat e karantinës, ISHSH gjobit për shkelje disa biznese

19:07 | 31/03/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Thyen rregullat e karantinës, ISHSH gjobit për shkelje disa biznese

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, në zbatim të masave për përballimin e COVID-19, ka kryer inspektime të pandërprera në terren për verifikimin dhe respektimin nga subjektet e masave të posaçme të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në inspektimet e kryera ditën e sotme nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, u gjetën me shkelje 5 (pesë) subjekte ndaj të cilave u vendosën masa administrative, gjobë, si më poshtë:

ISHSH, dega rajonale Korçë, vendosi gjobë 1 000 000 lekë ndaj subjektit me NIPT L94811601N, aktiviteti bar kafe.

ISHSH, dega rajonale Elbasan, vendosi gjobë 100 000 lekë ndaj subjektit me NIPT J62001011Q, aktiviteti bankë dhe 100 000 lekë ndaj subjektit me NIPT K37506621P, aktiviteti shërbime telekomunikacioni.

ISHSH, dega rajonale Vlorë, vendosi gjobë 50 000 lekë ndaj subjektit me NIPT L46403211M, aktiviteti farmaci.

ISHSH, dega rajonale Vlorë, vendosi gjobë 1 000 000 lekë ndaj subjektit me NIPT L27307201A, aktiviteti furrë buke.

Nga data 12 mars 2020, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, ka kryer 24 008 inspektime dhe monitorime në furra buke, dyqane dhe supermarkete, fasoneri, call centers, fabrika dhe njësi prodhimi, spitale, poliklinika, qendra shëndetësore dhe ambulanca, farmaci etj.

Në të njëjtën periudhë kohore janë vendosur 37 gjoba dhe marrë 2 Vendime të Ndërmjetme ndaj subjekteve apo individëve të gjendur në shkelje të Aktit Normativ Nr. 2, datë 11.03.2020.

Etiketa: ISHSH
Pas

Një tjetër i infektuar nga koronavirusi në Has, 69-vjeçari që humbi jetën dyshohet se u infektua nga vajza

Para

Publikohen shifrat e fundit: Mbi 40 mijë të vdekur në gjithë botën dhe 172,000 të shëruar që japin shpresë

Para
7 të prekur nga koronavirusi në Greqi, shtohet numri në Itali, lista e plotë e vendeve dhe të infektuarve

Publikohen shifrat e fundit: Mbi 40 mijë të vdekur në gjithë botën dhe 172,000 të shëruar që japin shpresë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump kundër CNN: E quan ‘lajm të rremë’ raportin mbi sulmet në Iran dhe kërkon shkarkimin e gazetares

Zbulohet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu: Ndërhyrja që shmangu një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

Serbia ndalon eksportin e armëve, por fsheh detajet për Izraelin

Rutte: NATO mbetet e përkushtuar për paqen në Kosovë dhe Bosnje

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.