Ndëshja mes Kukësit dhe Tiranës pak ditë më parë u shoqëruar me një sjellje të turpshme nga ana e disa tifozëve në shkallët e “air Albania Stadium”, ku u dëmtuan sipas FSHF 164 stola pas takimit me Kukësit ndërsa janë arrestuar disa persona.
Tirona Fanatics ka reagur për këto arrestime duke e konsideruar si një mënyrë të rtturpshhme ndërsa bën me dije se Policia e shtetit ende po bën shoqërime të tifozëve në ambjentet e Komisariatit Nr 1 në kryeqytet.
Sipas grupimit të tifozëve, 3 anëtarë janë dënuar me gjobë dhe një tjetër vazhdon të jetë në ambjentet e paraburgimit pa asnjë provë apo fakt.
“Pseudopolicia edhe pseudourdheruesit e saj duhet te ndalojne sa me shpejt kete represion idiotesk ndaj antareve te TF dhe tifozeve bardheblu, te nisur nga kriminelet e vertete te ketij vendi…”, skruan në fb “Tirona Fanatics.
Reagimi i plotë:
Prej dites se shtune e deri sot, ne menyre totalisht te turpshme, Policia e Shtetit po shoqeron anetare te Fanatics individualisht ne ambientet e komisiariatit nr 1, me pretekstin e thyerjes se stolave gjate ndeshjes me Kukesin dhe prishjen e rendit publik.
3 anetare jane denuar me gjobe sot dhe 1 tjeter vazhdon te jete ne ambientet e paraburgimit, PA ASNJE PROVE FILMIKE, PA ASNJE FAKT!
Asnje ballafaqim me video-provat e me televizora te fikur, Policia e Shtetit deklaron se keto jane “urdhera nga lart”…
KJO ESHTE QESHARAKE!
Pseudopolicia edhe pseudourdheruesit e saj duhet te ndalojne sa me shpejt kete represion idiotesk ndaj antareve te TF dhe tifozeve bardheblu, te nisur nga kriminelet e vertete te ketij vendi…
Ne jemi Ultras, jo Kriminel!
Liri per cunat tone, Liri Per Ultras!
(F.GJ/FAXWEB.AL)