Një bankomat i nivelit të dytë është grabitur në orët e mëngjesit të sotëm në qytetin bregdetar të Durrësit.
Mësohet se grabitja ka ndodhur në lagjen nr 14 të këtij qyteti ndërkohë nuk dihet sasia e parave që janë marrë.
Sipas njoftimit të Polcisë, persona të paidentifikuar dyshohet se kanë marrë një sasi lekësh ende të papërcaktuar, ndërkohë blutë e Durrësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Informacion paraprak
Më datë 09.06.2019,në lagjen Nr.14, Durrës, në orët e para të mëngjesit , persona të paidentifikuar kanë vjedhur një bankomat të një banke të nivelit të dytë, ku dyshohet të kenë marrë një sasi lekësh ende të papërcaktuar.
Policia ka shkuar mënjëherë në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post