Një bankomat i një banke të nivelit të dytë në kryeqytet ka rënë pre e grabitjes. Ngjarja ka ndodhur në orën 04:10 të mëngjesit të sotëm në “Rrugën e Dibrës” në Tiranë.
Nga të dhënat e deritanishme, bëhet me dije se bankomati është thyer dhe grabitur. Ende nuk dihet shuma e parave të vjedhura dhe emri i bankës që është grabitur.
Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Detaje nga Policia e Tiranës:
Tiranë Më datë 14.01.2017, rreth orës 04:10, në rrugën e Dibrës është vjedhur me thyerje bankomati i një banke të nivelit të dytë, ku kanë marrë një shumë monetare ende të pa përcaktuar. Bankomati nuk ndodhet në të njejtën godinë me atë të bankës. Grupi hetimor po punpn për identifikimin e autorëve të kësaj vepre kriminale.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post