21:07 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“TI JE I FRIKSHËM! Neveri! Ndalo sot! Mos përdor më fëmijët!”, reagimi i fuqishëm për ‘shfaqjen’ e Veliajt

12:42 | 21/03/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
“TI JE I FRIKSHËM! Neveri!  Ndalo sot! Mos përdor më fëmijët!”, reagimi i fuqishëm për ‘shfaqjen’ e Veliajt

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është tashmë i njohur për daljet e tij të shpeshta dhe fotot e shumta qe poston nga aktivitetet e tij në rrjetet sociale.

Po një nga fotot më shumë të kontestuara ka qenë ajo e dy ditëve më parë ku Veliaj shfaqej me një fëmijë të vogël i cili qante në krahët e tij.

Djali kishte humbur të vëllain pak kohë më parë dhe i ishte ‘’bashkuar’’ nismës së Veliajt për të vendosur një stol në kujtim të tijin.

Po kjo padyshim që është një shfaqje e shëmtuar përderisa fëmija i vogël paraqitej me figurë në mediat masive kur ka një ligj që e mbron publikimin e fotove të fëmijëve.

Reagimi i mëposhtëm i ‘’Nisma Thurje’’ thotë shumëçka nga të gjitha ato që kujtdo mund t’i kalojnë në mendje:

TI JE I FRIKSHËM!

Sepse edhe spekullanti më i pacipë, makiavelisti më i pashpirt ka një limit, ka një fund. Ka një moment që thotë “Jo, dreqi ta hajë. Jo, te paktën këtë gjë s’mund ta përdor për përfitimin tim.”.
Çfarë mendoje në ato momente? Kur ai fëmijë derdhte lot në kulmin e sinqeritetit të pastër që dhimbja e humbjes së njeriut të shpirtit shkakton, ti çfarë mendove? “O sa rast i mire për të bërë namin sot në media dhe në FB”. Me siguri këtë ke menduar. 
Si ndodhi ngjarja më pas? Kur ai fëmijë, në pikën e dhimbjes qante me lot shpirti, fillove dhe ti të qaje, gjoja sikur dhe ty po të këputej shpirti. Ndërkohë që vetëm dy metra më tutje kishe kameramanin që po filmonte, ate që mbante mikrofonin që të degjohej e qara, ishte grimieri që të bën fytyrën me pudër që të dalësh mirë në kamera, regjizori që komandon kameramanin, fotografi që bën fotot e FB..Dhe të gjithë këta, me ty në krye, punonin për kryeveprën e rradhës që do të nxirrje në edicionet e lajmeve të pronarëve të kioskave dhe lejeve të ndërtimit, ndërkohë që fëmija i shkretë qante nga dhimbja dhe besonte se dhe ti po bëje të njëjtën gjë.

Ti nuk ke një limit. Krahasuar me ty, “Princi” i Machiavelit duket fisnik i moralshëm, dhe Shajloku i Shekspirit duket i dhembshur, sepse dhe ata që janë simboli i pacipësisë botërore, në një moment të tillë do të thonin “Stop! Ne mashtrojmë, përdorim, shfrytëzojmë njëri tjetrin, por tek fëmija jo. Sidomos te fëmija që qan nga dhimbja e shpirtit. Aty jo e jo!!”.

Ti je i vetmi që mund të përdorësh dhimbjen e një fëmije për të fituar reklamë. Nuk njohim njeri tjetër të shkojë kaq larg sa ty. Nuk njohim njeri tjetër të përdorë dhimbjen e një fëmije, për të bërë reklamë për veten.

Sepse kjo quhet pedofili politike dhe mediatike! Dhe për më tepër ndalohet me ligj. Po cili ligj? Ti me ligjin fshin buzët me yndyrë mbasi ha drekë me prokurorin e Arditit. E mbasi e bën këtë del dhe flet për vetingun. Duke na vjedhur shpresën se ky vend e ka një shans.

Neveri!

Ndalo sot! Mos përdor më fëmijët! Se nuk do mbahesh mend më si Erion Velia por si Erion Neveria!

MJAFT! (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: Erion VeliajfotoshfaqjaVeliaj
Pas

A po vë KQZ në zbatim skenarin për zgjedhje pa opozitën? Zëvendëson PD-në me…

Para

Paralajmërohen me vrasje, zbulohet lista e zezë me ministra, deputetë e gazetarë në Kosovë e Maqedoni

Para
Paralajmërohen me vrasje, zbulohet lista e zezë me ministra, deputetë e gazetarë në Kosovë e Maqedoni

Paralajmërohen me vrasje, zbulohet lista e zezë me ministra, deputetë e gazetarë në Kosovë e Maqedoni

Discussion about this post

 



Të Fundit

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

“Festë” në rrugët e Tiranës, tifozët shqiptarë e presin sfidën me këngë e valle! Si është atmosfera përpara Shqipëri-Serbi

Jep doreheqjen shefi i komisariatit te Himares Neritan Buzi

U la jashtë nga Silvinjo, portieri motivon Kombëtaren para Serbisë: Dalshi faqebardhë

Milano/ Policia arreston katër persona, mes tyre një shqiptar! Sekuestrohen apartamente luksoze dhe llogari bankare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.