02:01 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ti jepet fund pushtetit pa limit të kryetarëve” Rudina Hajdari reagon për raportin e OSBE-ODIHR

21:45 | 05/09/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Hajdari flet gjuhën e Ramës dhe në ’emër’ të ndërkombëtarëve: Opozita po pengon hapjen e negociatave

Deputetja e djathtë Rudina Hajdari me anë të një postimi në Fecebook, ka reaguar në lidhje me raportin e publikuar nga OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit.

Hajdari në shkrimin e saj vë theksin tek reforma zgjedhore, ndërkohë që shton se i duhet dhënë fund pushtetit pa limit të kryetarëve të partive dhe më në fund shqiptarët të mund të zgjedhin përfaqësuesit që ata duan, e jo diktaturën e kryetarëve të partive politike.

Postimi i Rudina Hajdarit:

Arsyeja kryesore që qytetarët shqiptarë në 30 Qershor nuk patën mundësi zgjedhje dhe nuk ishin të përfaqësuar ishte sepse Opozita joparlamentare mori vendimin e paprecedentë të digjte mandatet dhe të mos hynte në zgjedhjet lokale, vendim ky që thelloi krizën politike në Shqipëri dhe i dhuroi Partisë Socialiste plot 61 Bashki.

Raporti fajëson të gjitha krahët politike njësoj për papërgjegjshmërinë e tyre ndaj elektoratit shqiptar, duke mos lënë vend për interpretim.

Prandaj, gënjeshtrat në mënyrën se si lexojnë Raportin e OSBE ODIHR-it tregon edhe njëherë se sa i kalbur është sistemi ynë politik dhe zgjedhor.

Është pikërisht ky sistem zgjedhor, ku kryetarëve të partisë u jepet pushtet pa limit, duke cënuar demokracinë e brendshme në çdo qelizë të partisë, që e ka sjellë vendin tonë në këtë pikë ku jemi sot, ku njerëzit ndihen të papërfaqësuar vetëm prej tekave personalë të kryetarëve të partive.

Duke parë situatën ku ka degraduar sjellja politike, është e qartë që Reforma Zgjedhore do të jetë i vetmi mjet i drejtë për të adresuar problemet e zgjedhjeve dhe për të hapur debatin publik, për një sistem zgjedhor më të denjë e më përfaqësues për shqiptarët, dhe që konsideron rekomandimet kryesore të OSBE ODIHR-it si: njohja e zgjedhjeve, depolitizimi i komisioneve zgjedhore dhe financimi transparent i partive politike gjatë fushatave.

Etiketa: Rudina Hajdari
Pas

Njihuni me 200 lekëshin monedhë, përkujtimore e Nënë Terezës

Para

U tha se po kalon pushimet me Robertin! Zbulohet personi që po shoqëron Norën në udhëtimin e saj

Para
U tha se po kalon pushimet me Robertin! Zbulohet personi që po shoqëron Norën në udhëtimin e saj

U tha se po kalon pushimet me Robertin! Zbulohet personi që po shoqëron Norën në udhëtimin e saj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.