Kanë dalë pamjet e konfliktit verbal dhe fizik të Princit Leka me ish-bashkëshorten e tij, Elia Zaharia dhe babait të saj, Gjergj Zaharia.
Në pamje shohim se Elia Zaharia i kundërvihet Princit Leka, duke i bërtitur se ky i fundit ka ushtruar dhunë ndaj babait të saj.
“Ti ke prekur me dorë babin tim? Ke gjuajtur babin tim?“, i drejtohet Elia Zaharia Princit Leka.
“Unë do të të çoj në gjyq ty“, thotë Zaharia.
Ditën e sotme, Princ Leka kërkoi urdhër mbrojtje nga policia, pasi pretendoi se ndaj tij është ushtruar dhunë fizike nga Elia Zaharia dhe babai i saj.