Ka nisur prej disa minutash dëgjesa mes kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe ministres së Kulturës Mirela Kumbaros me aktorët e Teatrit Kombëtar.
Regjisori Robert Budina në fjlaën e tij deklaroi u shpreh nuk ka sinqeritet pasi pas atij ligji
“Kur ju më thoni nuk i gjeni dot lekë për kulturën shqiptarë, unë nuk di çtë them. Të gjithë ne jemi fajtorë për këtë gjendje, edhe ne që sjemi të zotë të organizohemi. Ju na futët në një moment që e bëtë fakt të kryer gjithçka. Ju na e bëtë fakt të kryer ligjin dhe na thoni hajde të diskutojmë. Duhet të bjerë ky ligj dhe pastaj të diskutojmë. PS në 2013 pati një nga pikat e saj restaurimin e teatrit dhe nuk e bëri asnjëherë. Ne kemi dashur të diskutojmë me ju por se kemi pasur këtë mundësi. Unë mendoj se ju nuk jeni i sinqertë në propozimin që bëni, se me atë ligj që keni bërë, shkelen 17 ligje. Unë jam i tronditur nga kjo.
Këtu nuk ka sinqeritet. Do të ishte mirë që ju të ftoni njërëzit që janë përgjegjës dhe tyre flasin. Do të ishte mirë që të flisnim. Ne ju ftojmë të vijmë të dikskutojmë në Teatër. Të thërrasim njërzit të shprehen ata. Ju ftojmë të vijmë të diskutojmë si qytetarë. Nuk kemi ndër mend që të bëjmë veprime që nuk i kanë hijë një artisti.”
(M.Q/Faxweb)