Faqja satirike “Lolita” vazhdon të ironizojë qeverinë Rama dhe “Rilindjen”.
Lolita ka “rishkruar” ‘Lahutën e Malcis’ të të madhit Gjergj Fishta, duke futur edhe Rilindjen dhe elementë esencialë të saj.
POSTIMI:
Pjese nga “Lahuta e Malcis”
Uh! Rilindje, ti kurva e motit,
Qi i re mohit votes se popullit,
Po a ky â shêji i gjytetnís:
Me vjedh gjanat e Shqypnís
Per me mbajtë klysht e Rames?
Me reforma sod na i perligje
Njata vjedhje qi m’ kto brigje.
Ti qi i a kalle flaken arsimit
E qi i a fale Henri Çilit.
Bân sod t’ bîjn e freshista t’ rí,
Me gjana n’goje neper Shqypní
Mos t’ a lâjn Shqupit n’ dorë me i rá
N’ shpi te Saimirit pa i pa
Lum, oj Joleza e partise,
Qi m’ i a lshon ti namët rinise,
Qi m’ i uron vajzat e Shqypnis,
Qi m’ i a kjá hallin Klosit e Erion Velis.
Ksaj Shkodre e cilla motit,
N’ zâ kah pushka e Mark Frrokut,
Lezhen çmue prej fisesh t’ tâna
Kah del Ben Ndoka fshihet hâna!
Edhe Prenga poshtë ká rá
Sod LSI-s deputetin i a la
Me Ed Ndocajn tu u shá,
Asht veç Mrika shkndija e burrnís
Nuk â shkime n’ der t’ ministris,
Qi, manà, edhè n’ kto kohë t’ reja
Ka ‘i herë ndezet flakë si rrfeja.
A poi shef ti njata burra
Ne parlament, neper curra.
Tu berti porsi bisha,
Tu than: E ka fajin Sali Berisha.
Ata janë, po, Krenët e kombit
Me marr voten i luten popullit,
Per me i dalun zot Shqypnís,
Per me i lan fajin n’dere t’LSI-s
Po, Fatmir Xhafa mbí shpinë t’ kalit,
Me ia shkul hashashin malit;
U a çoi lajmin n’ derë t’ konakut,
N’kuvend t’ bajrakut;
E si rrokull kjenë rreshtue,
Kshtu zên me ligjrue;
Fol tash Lulzim ç’ po na thue?
Qe hashashin jam tu luftue.
E policve tepelens mundesh me u besue.
At herë Luli zên kadalë:
Pa ndigioni, o trima ‘i fjalë,
Qi po u thom me besë te Trampit
Nuk hyj n’zgjedhje me ket trapin.
Lolita ёshtё njё nga faqet mё tё ndjekura shqiptare, thumbuese dhe pikante me shumё ndjekёs, qё shpesh herё ёshtё bёrё temё debati, si pёr pёrmbajtjen, ashtu edhe pёr drejtuesit.
(M.D/ Shuplaka)