Është zbardhur dëshmia e Bledar Toçit, shefit të sigurisë në burgun e Durrësit, i cili vrau 41-vjeçari Dritan Haxholli.
Toçi ka treguar se ka shkuar disa herë gjatë të mërkurës në banesën e Marsida Qatjas, për shkak se kjo e fundit i kishte treguar për presionet që i bënte Dritan Haxholli. Punonjësi i policisë tregon se bashkë me të në banesë kishin qenë dhe dy miq të Marsidës, të cilët kishin qendruar në sallon.
“Marsida më tëlëfonoi pasditen e së mërkurës dhe më tha se Haxholli e përndiqte. Unë i thashë në telefon Marsidës se do e nihmoja.
Shkova disa herë te shtëpia e saj gjatë asaj dite, Marsida më tha se ai shkonte natën në banesën e saj.
Qëndrova në banesë me Xhuljo Biturkun dhe Ermir Çelën, i thamë Marsidës që Dritanin do ti bënim presion”, mësohet të jetë shprehur Toçi.
Ndërkohë më tej Toçi, ka folur dhe për dyshimet që ka pasur Haxholli për një lidhje mes shefit të sigurisë së burgjeve dhe Qatjas.
“Sa hapa derën Dritani më tha “ti qenke dashnori”, ‘’për fajin tënd ajo u nda nga unë”, citon Toçi fjalët e viktimës.
“Menjëherë sa kam parë kallashnikovin që po e përgatiste për qitje jam shmangur por nga breshëria u plagosa. Për vetëmbrojtje reagova dhe qëllova vetëm një herë”, ka vijuar më tej dëshmninë e tij Toçi, i cili do të gjykohet për akuzë e vrasjes me dashje.
Po ashtu mësohet se viktima Haxholli ka drejtuar kallashnikovin pas konflikteve verbale në drejtim të Toçit, duke e qëlluar me një plumb, por që tragjedia mund të kishte qenë me përmasa më të mëdha nëse nuk do t’i bllokohej arma.
Ndërsa Toçi ka nxjerrë armën e shërbimit duke e qëlluar me breshëri, dhe mësohet se i ka zbrazur të gjithë fishekët që kishte në krëhër, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 41-vjeçarit.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post