Vetëm një deklaratë e pak muajve më parë dhe të gjithëe i janë vërsulur këngëtares Silva Gunbardhi lidhur me paratë dhe jetën e “luksit”.
Në janar të këtij viti, Silva iu nënshtrua një operacioni në sy dhe para se të zhvillohej operacioni ajo shkroi: “Tё gjithё kemi tё meta, probleme! Jam mёsuar tё mё bёhet llogaria sesa fitoj pa i shkuar kujt nё mend se sado tё fitoj njё nёnё me fёmijё tё vogёl asnjёherё nuk mjafton! Pёr tё vazhduar me probleme tё tjera qё kanё tё bёjnё me shikimin tim.”
Më vonë, pyetjes se sa kishte kushtuar ndërhyrja, ajo iu përgjigj: “Eh, ç’pyet, duhet të punoja shumë për t’i hequr ato para mënjanë!”.
Këto dy deklarata u transmetuan nga portalet sikur këngëtarja ishte keq me paratë. Mirëpo kur ajo publikoi një foto nga një jaht luksoz në instagram, të gjitha portalet iu kthyen kundër. Të shumta ishin komentet e tipit: “Ti sikur ishe e varfër!”
Një komenti të tillë, i është përgjigjur vetë Silva e cila sqaron se nuk bëhet fjalë për pushime luksoze, por sepse bashkëshorti i saj Dafi po xhironte një videoklip dhe ajo kishte përfituar nga rasti për të bërë një foto.
“Genta çfarë pushime, xhiroi Dafi këngën e re dhe bëra unë një foto”, shkruan Silva, duke i mbyllur kështu gojën edhe kritikuesve. (D.D/Shuplaka)