Sot ishte radha e kandidatit të opozitës Miftar Dauti të jetë në rolin e të paditurit në polici. Më herët Fax News raportoi se Dauti është akuzuar për kanosje nga vajza e kandidatit socialist për kryebashkiak në Has, Halit Mulaj.
Entiola Mulaj, 28 vjeçe, me detyrë Përgjegjëse pranë Zyrës së OSSH-së, dega Has, ka depozituar kallzimin në polici ditën e sotme.
Pas këtij kallzimi, kanë dalë edhe pamjet ku shihet Dauti, teksa konfliktohet me fjalë me Entiola Mulajn. Dauti ka nisur të filmojë me celular, teksa sipas tij po denonconte se si pushteti aktual ishte duke bërë punime sa për ‘sy e faqe’ në prag të fushatës elektorale, teksa shihen edhe mjete të tonazhit të rëndë në rrugë.
Nga ana e saj Mulaj, ishte duke filmuar gjithashtu, teksa dëgjohej duke i thënë Dautit se “ A ke vajzë more, a ke grua? Unë po punoj dhe do i shërbej popullit, po ti ske moral, s’njef emër. Të kesh turp, veç burrni hasjani nuk është kjo! Hyp në maiknë, të kesh turp për këtë që po bën”.
Sipas Dautit ai ndodhet në këtë zonë sepse po filmonte provat se si këto kpunime shkel e shko bëhen për hir të fushatës elektorale, teksa dëgjohet në video duke thënë se “unë flas me fakte, dhe këto janë fakte të punës suaj”.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Dauti tenton të denoncojë veprimtari të tilla para fushatës elektorale.
ku kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Miftar Dauti, ka ndaluar furgonin e djalit të kandidatit të PS Halit Mulaj.
Dauti para disa ditësh ‘kapi mat’ furgonin e kandidatit socialist Halit Mulaj, ku gjendeshin pako me ushqime nga rezervat e shtetit që do t’iu shpërndaheshin qytetarëve, ndërkohë që situata bëhet edhe më skandaloze, për shkak se pakot ishin marrë nga rezervat e shtetit, që përdoren në raste të fatkeqësive natyrore apo emergjencave.