Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme projektin në 3D për reahbilitimin e rrugës së Thethit. Në një postim në rrjetet sociale kryeministri ka nxjerrë në videoprojekt sipas të cilit do ‘ti ndryshohet faqja’ Thethit duke nisur nga asfaltimi i rrugës që të lidh me këtë zonë turistike si dhe qendrën e fshatit.
Sigurisht projekti është në 3D, ndërsa i pari i qeverisë nuk ka dhënë asnjë detaj mbi këtë projekt, kostot, firmat sipërmarrëse etj.
Por ajo që vihet janë komentet e shumta të ndjekësve të cilët janë shumë skeptikë për realizimin e projektit në terren, pasi sipas tyrë, kryeministri publikon vetëm projekte 3D.
“Asnjehere asnje gje nuk del fiks sipas projekteve 3d qe nxirni!! Te shpresojme per kete..”- shkruan një komentues, ndërkohë që kryeministri Rama i është përgjigjur: “Ma trego nje qe s’ka dale dhe flasim prape”.
Kjo ka nxitur komentuesit që ti tregojnë ‘provat’ Ramës: “Lugomaria e vlores si u prezantua ne projekt e si u bee!”
“Mund te shohesh ne faqen e bashkise se fierit i ke te ilustruara dhe me foto punimet qe po behen aty dhe fotot e projektit. Ne kur shohim projektin mrekullohemi pastaj kur mbaron themi “hajt se mire eshte” po nuk eshte kjo ideja them une.”- shkruan një tjetër.
“hahaha o Zot, po s’ka mbaruar projekti o te marrsha te keqen une ty, duro, duro o shqipe e vogel se ka pune puna akoma ne Fier”– i kthehet Rama.
“Ti te nxjer dhe idiot me pahir mor zot i madh, jam koshient qe ska mbaruar po bashkia jone i ka nxjer ato foto te disa kendeve qe kane mar forme aq do ngelen dhe kane mangesi , mangesi qe dhe Zahoja jot i dallon kur shef projektin dhe nuk ka me ca shton dhe mbaron aty ashtu do ngelet, vetem do mari lyerjen fasaden. Si dhe lungo mare kur u paraqit projekti ishte shume madheshtor jemi deshmitar te gjithe. Po gjithsesi “hajt se mire eshte””– iu përgjigj ndjekësi, ndërkohë që nuk mori një përgjigje nga Rama.